Aksidenti me fatalitet në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të djeshëm që ndodhi në fshatin Terpeze të Malishevës, ku humbi jetën një 74 vjeçar.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasoj, një mashkull kosovar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare e cila është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.