Aksident trafiku në Gllaviqicë të Pejë, lëndohen katër persona

Reshjet e shiut që kanë filluar mëngjesin e së mërkurës, kanë rritur rrëzikun për aksidente në komuikacion.

Një aksident trafiku ka ndodhur në Gllaviqicë të Pejës, si pasojë raportohet se janë lënduar katër persona.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe ambulanca.

Sipas fotografive të lexuesve, shihet perplasja e dy veturave nga të cilat njëra ka dalë krejtësisht jashtë rrugës.

Lidhur me rastin, ende nuk ka konfirmim zyrtar nga policia./Telegrafi.