Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është aksidentuar me traktorin të cilën ishte duke e drejtuar.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 13:17, në Lipjan.
Tutje në raport thuhet se si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për tretman mjekësor.

