Aksident në Lezhë-Shkodër! Mjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierat anësore, drejtuesi përfundon në spital

Një aksident me pasojë një të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.