Aksident i rëndë në Romë, autobusi me emigrantë përplaset me një automjet, 2 të vdekur, 25 të plagosur
Dy drejtues mjetesh humbën jetën dhe 25 emigrantë u plagosën, disa prej tyre rëndë, në një aksident rrugor në autostradën A1, pranë Fiano Romano në Romë.Një nga autobusët, në përdorim nga Prefektura e Agrigentos, i cili po transferonte emigrantët nga Porto Empedocle në qendrat e pritjes në Piemonte, u përplas kokë më kokë me një automjet.

