Ahmeti shpreh ngushëllime për familjen Ramadani pas humbjes së djalit të tyre

Shkup, 2 Tetor – Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllimet më të thella dhe sinqerta familjes Ramadani e cila sot morri lajmin se pas pesë dite kërkim, djali i tyre Erdani ka ndërruar jetë në brigjet e lumit Vardar në të cilin ekipet e shpëtimit po e kërkonin pa ndalur.

Ahmeti nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka thënë se nuk gjen fjalë për të përshkruar dhimbjen në të cilën kalon familja e Erdanit.

“Ishte në lule të rinisë dhe e donte jetën. Do e kujtojmë gjithnjë me mall si një djalosh të zellshëm, të sjellshëm dhe shumë punëtor. Nuk gjejë fjalë të përshkruaj dhimbjen nëpër të cilën po kalon familja Ramadani. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, kolegët e tij të studimeve, miqtë dhe gjithë ata që e njohën Erdanin. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, ka shkruar Ahmeti.