Ageler me gjykatës nga Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale në Shkup e shënoi Ditën ndërkombëtare të grave gjyqtare

Shkup, 12 mars – Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler u është bashkuar gjyqtarëve të Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion të Gjykatës Penale në Shkup për të shënuar Ditën ndërkombëtare të grave gjyqtare, njofton Ambasada e SHBA-së në Shkup në profilin zyrtar në Fejsbuk.

Ata diskutuan për rëndësinë e këmbënguljes përballë sfidave dhe se si respektimi i sundimit të ligjit i bën më të fortë SHBA-në dhe Maqedoninë e Veriut, thuhet në postimin në FB të Ambasadës amerikane në Shkup.