Adio, Kovaçevski!

Shkruan: Arsim Zekolli

Kronologjia e ngjarjeve të djeshme si dëshmi se SHBA-BE janë tepër efektivë kur preken interesat e tyre.

Pas njoftimit të incidentit në aeroportin e Shkupit, në orët e pasditës vijoi raportimin nëpër media. Ndërsa në orët e vonshme të mbrëmjes, ndodhi lajmërimi se “Qeveria në mledhjen e rradhës më 9 Janar, do ta shkarkojë tërë bordin e MATAV”. Pra, do të vërtetohet vendimi urgjent që tanimë është marrur.

Përkthyer, kjo do të thotë se “miqtë tanë ndërkombëtarë” kanë intervenuar ashpër te Qeveria, pasi që çështja e komunikacionit ajror është çështje e sigurisë kombëtare, ndërkombëtare dhe të NATO, pasi që mbi qiellin tonë fluturojnë edhe “Lufthansa” edhe “British Airways”, edhe “Austrian” e “Turkish airlines”, si dhe fluturaket ushtarake drejt dhe në kthim nga Lindja Mesme, Afrika Veriore…

Ky Kryeministër është politikisht i ngordhur, sa të le të fotografohet me ambasadoren Angeler. Shalabajerizmi i tij në çështje që prekin sigurinë e udhëtarëve lartë mbi qiell është i pafalshëm dhe mbase do të rezultojë, o me zëvendësim të tij personalisht (tok me Spasovskin), ose me largimin e LSDM (tok me BDI).

Si të them, Spitali Modular ishte çështje e brendshme. “Besa Bus” çështje bilaterale. Incidenti në Aeroport, është skandal ndërkombëtarë me pasoja të mundshme financiare (secili aeroplan paguan për shfrytëzimin e hapësirës ajrore) dhe posaçërisht ato të sigurisë civile e ushtarake.

Selotejp Shtet.