Abdixhiku thekson rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor pa vonesa, gjatë takimit me ambasadorin Orav

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në Selinë Qendrore ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Sipas njoftimit thuhet se gjatë takimit Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Orav për gjendjen aktuale politike me theks të veçantë lidhur me procesin zgjedhor, si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate.
Abdixhiku tha se LDK do të angazhohet për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovë me theks të veçantë në përmbylljen e proceseve të integrimit evropian.