Ndarja e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski”

Shkup, 10 dhjetor – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të ndahet çmimi shtetëror “Meto Jovanovski” për vitin 2024 – mirënjohja më e lartë për realizime shumëvjeçare në promovimin, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut.

Këtë vit çmimi do t’i ndahet Shoqatës civile “Qendra për Komunikime të Qytetarëve” – Shkup dhe aktivistes Mila Miliç nga “Transforma”.

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski”, nën kryesimin e Aleksandra Cvetanovskas, ka marrë vendimin për fituesit e këtij viti të çmimit, i cili ndahet me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Njeriut.