Si të dilni nga parkingu pa rrezikuar të përplasni ndonjë veturë tjetër

Në të shumtën e rasteve dalja nga parkingu mund të jetë një fazë stresuese për shumë shoferë e sidomos për shoferët më të rinj.

Por, një video e ndarë në rrjetet sociale ju tregon mënyrën ideale se si të dilni nga parkingu pa përplasur veturën në anën tjetër.

Fillimisht, mos u ngutni që të merrni kthesë menjëherë me veturën tuaj.

https://www.instagram.com/reel/C2ETV79i7k-/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Siguroheni që të ecni fillimisht përpara deri në gjysmë, pastaj filloni dhe të ktheni timonin tuaj djathtas apo majtas, varësisht se nga cila anë do të shkoni.