Përmbytje në shumë vende të botës, viktima dhe dëme nga stuhitë e erës me shi
Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë zhdukur, pasi Kina përjetoi reshjet më të mëdha të shiut që nga fillimi i regjistrimeve 140 vjet më parë. Mbi 127.00 banorë janë detyruar gjithashtu të largohen nga shtëpitë e tyre. Përmbytjet pasojnë mbetjet e super stuhisë Doksuri, e cila përmbyti Pekinin.
Qytetet Fangshan dhe Mentougou më të goditurit, mbajtën alarmin e nivelit më të lartë për kontrollin e përmbytjeve.Në fshatin e ulët Xiacun, rrethi Fangshan, mbi 3,500 banorë kanë mbetur të ngujuar
“Kemi marrë thirrje për ndihmë nga fshati Xiacun rreth orës 04:00 të mëngjesit. Mësuam se fshati ka më shumë se 3000 banorë dhe me përpjekjet tona mëngjesin e sotëm më shumë se 400 banorë janë evakuuar në vende të sigurta”, u shpreh zjarrfikësi Li Bowen.
“Nuk kemi marrë asgjë me vete. Duhej të dilnim për ta mbajtur këtë fëmijë të sigurt dhe të shpetonim veten. Të gjitha ndërtesat rreth nesh u përmbytën, disa deri në katin e dytë”, theksoi banori.
“Nuk e prisnim që të kishte kaq shumë ujë, pritëm që niveli I ujit të zvogëlohej por uji fillonte gjithmon në ngritej më lart dhe ishim vërtet të frikësuar”, u shpreh banori.
Stuhi të mëdha nga tajfuni Khanun ka patur edhe në ishullin jugor japonez të Okinaëa-së. Një person vdiç, pasi u përplasjes nga fuqia e erës. Dhjetra persona konsiderohen te zhdukur. Stuhitë me shi dhe breshër shkaktuan dëme edhe në qarkun Braila, të Rumanisë Lindore.. Dëmet më të mëdha u regjistruan në komunat Movila Miresii dhe Gemenele ku stuhia në vetëm 10 minuta shkaktoi kërdi.
“Breshëri ishte pak më i madh se veza e një pëllumbi dhe këtu në periferi të fshatit ishte sa një vezë pule”, theksoi banori.
“Shikoni si e ka rrëzuar gardhin, metalin, shtyllat prej betoni, të gjitha”, u shpreh banori.
“Na mori çatinë dhe shembi të gjithën. Është fatkeqësi e madhe”, theksoi banori.
“Ishte errësuar moti, gjithcka dukej zi, nuk mund të shihje shtëpinë ose burrin”, u shpreh banori.
Stuhi të mëdha me viktima dhe dëme matriale ka patur edhe në Francë, stuhia, e quajtur Patricia ka goditur jo vetëm Fancën por Mbretërin e Bashkuar. Në Sudan pavarësisht thatësirave, vendi është godirut nga përmbytjet. Aktualisht në Sudan përvec përmbytjeve, zhvillohen edhe luftime për pushtet.

