Anulim eventesh në Francë/ Macron nxjerr blindat: Prindër, mbajini fëmijët në shtëpi!

Vrasja nga një agjent policie i 17-vjeçarit Nahel ka rikthyer trazirat në Francë, e me një shpërthim të paprecedentë dhune gjatë protestave që vijojnë prej tre netësh.

Rebelimi, kryesisht i të rinjve nëpër rrugë, ka ngritur në këmbë pallatin Elysee, me Emmanuel Macron dhe kabinetin e tij që kanë vendosur sot të marrin masa urgjente për t’i bërë ballë valës së dhunës.

Anulimi i disa eventeve madhore, vendosja e mjeteve të blinduara të policisë në disa “hot spote” dhe ndalimi i demonstratave në Marsejë, Bordo, Strasburg dhe qytete të tjera, janë disa prej masave të ndërmarra.

Gjithashtu nuk mungoi një apel nga ana e Presidentit për prindërit, duke i kërkuar që t’i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi.