Tronditet Moldavia, dy të vrarë në aeroportin kryesor të vendit

Në Moldavi, dy persona u vranë nga të shtënat në aeroportin e Kishinauit.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Moldavisë, “një i huaj, të cilit i është ndaluar hyrja në vend, ka hapur zjarr ndaj një roje kufitare”. 

Burri më pas u fut në një dhomë me disa pengje, të cilet u liruan falë një bastisjeje nga policia.

Agresori, i cili mbeti i plagosur, dyshohet se do të ishte një pasagjer i ardhur nga Turqia.