E frikshme në Nigeri, varka kthehet përmbys, mbi 100 dasmorë mbyten në lumë
Një varkë me disa familje që po ktheheshin nga një dasmë u mbyt në lumin Niger në shtetin Kwara të Nigerisë, duke shkaktuar një tragjedi me më shumë se 100 persona të mbytur.
Zëdhënësi i policisë së zonës deklaron se bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi shumë persona janë shpallur të humbur, teksa 100 të tjerë janë nxjerrë nga ujërat e lumit.

