Sharje, pështyrje dhe një deputet i përgjakuar në Kuvendin e Bullgarisë (Video)
Një tentativë për përplasje fizike, pështyrje dhe shtyrje para foltores së Parlamentit, u vërejt sot në seancën e mëngjesit në Kuvendin Kombëtar në Bullgari, ku deputetët e partisë nacionaliste Prerodba u grindën me PP-DB (Vazhdojmë me ndryshimet- Bullgaria Demokratike) e Kiril Petkov.
Pas fjalimit të Javor Bozhankovit nga PP-DB, filluan shtyrjet mes deputetëve dhe tensioni u rrit kur disa prej tyre filluan të pështyjnë dhe të shtyjnë.
Njëri prej deputetëve përfundoi me fytyrë të përgjakur dhe një tjetrit iu thyen syzet në incident.
Mbledhja u ndërpre përkohësisht, dhe mikrofonat janë fikur për shkak se kryetari I Kuvendit Rosen Zhelyazkov ka shpallur pauzë, pasi janë shkëmbyer fjalë fyese dhe të turpshme, janë shpërndarë video se si pështyjnë deputetët nga Perorodba.

