Ukraina rikuperon terren, ushtarët rimarrin qytetin e Bakhmutit
Shkup, 13 maj – Ukraina raportoi për marrje të disa pjesëve territor në rrethinat e Bakhmutit, në lindje të vendit. Forcat e Kievit, që kanë publikuar videon e një sulmi ndaj një baze ruse, thonë se avancuan 2 kilometra në një javë, edhe pse nuk ka prova të qarta për një kundërofensivë ukrainase.
Sidoqoftë, dy shpërthime u regjistruan të premten në rajonin e pushtuar nga rusët, Luhansk. Moska zyrtare deklaroi se raketat ukrainase ishin përgjegjëse, duke goditur godinat administrative të dy ish-ndërmarrjeve.
Nga ana e saj, Ukraina pretendon se Rusia vijon të fokusojë përpjekjet e saj në pjesën lindore industriale të vendit, duke treguar shkatërrimin e qytetit Marinka në rajonin e Donjeckut.
Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se pushtuesit gradualisht po përgatiten për humbjen. Një ditë më parë, vetë Zelensky njoftoi shtyrjen e kundërofensivës, e cila sipas tij do të bëhet pasi të mbërrijnë armatimet e reja.

