Fabrika e re e Fordit në Tenesi synon të ndërtojë 500,000 kamionë elektrikë në vit

Ford Motor Co planifikon të ndërtojë deri në 500,000 kamionë elektrikë në vit në kompleksin e tij BlueOval City në ndërtim që gjendet në Tenesin perëndimore, tha prodhuesi i automjeteve të premten.

BlueOval City do të mbledhë disa versione të gjeneratës së ardhshme të kamionit elektrik të serisë F të Fordit, të cilin kompania e quan Project T3.

Fabrika e Stanton në verilindje të Memfisit është pjesë e planit të Fordit për të patur kapacitet global të prodhimit të veturave elektrike prej 2 milionë automjetesh në vit deri në fund të vitit 2026.

Kamionçina e Fordit, Project T3, një pasues i F-150 Lightning aktual, po zhvillohet me një arkitekturë të re veçanërisht për një kamion EV.