Abazoviq mbështet rivalin e Gjukanoviqit, thotë se Mali i Zi dëshiron një president të ri
Kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e procesit zgjedhor për siç ka thënë korrektësinë politike dhe qasjen mjaft konstruktive në ditët e fundit dhe njoftoi se do ta mbështesë pa mëdyshje Jakov Milatoviqin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.
“E gjithë rrjedha e fushatës, dita e zgjedhjeve dhe shpallja përfundimtare e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale përfaqëson një fitore të madhe për demokracinë në Mal të Zi! Pa tensione, me retorikë pajtuese, në një fushatë të shkurtër dhe të relaksuar, Mali i Zi tregoi fytyrën e tij evropiane”, ka thënë Abazoviq.
Sipas tij, qytetarët pa frikë votuan për të preferuarit e tyre dhe thanë pa mëdyshje se duan një president të ri.

