Zëvendëskryeministri Bytyqi në takim me një delegacion biznesi të Komitetit lindor të Biznesit Gjerman
Shkup, 14 mars – Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot do të mbajë takim me delegacionin e biznesit të Komitetit Lindor të Biznesit Gjerman.
Në takim do të marrë pjesë edhe u.d. ambasadori Oto Graf.
Pas përfundimit të takimit, siç bëri të ditur Kabineti i zëvendëskryeministrit, janë paraparë deklarata për mediat.

