Talebanët pretendojnë se është “Made in Afghanistan”, por veturën që e prezantuan ka motor të Toyota Corolla
Talibanët kanë prezantuar veturën e parë të dizajnuar dhe prodhuar në Afganistan.
Me pamje agresive, prototipi i veturës sportive Mada 9 ishte kulminacioni i një pune pesëvjeçare dhe zhvillimit të dizajnit nga 30 inxhinierë – duke arritur ta prodhojnë veturën ENTOP në Kabul të Afganistanit – më konkretisht në selinë e Technical Vocational Institute.

