Alpina i thotë lamtumirë modelit B7
Është fundi për një nga sedanët me performancë më të mirë në botë.
Alpina i thotë lamtumirë sedanit B7 të bazuar në serinë BMW 7 derisa kompania bavareze bën kalimin nga seria G11/12 në gjeneratën e re G70. Duket se Alpina, tashmë në pronësi të plotë të BMW, nuk planifikon një pasardhës për modelin luksoz të shpejtë.
Në një postim zyrtar në Facebook, Alpina Belgium, njofton se modeli i fundit B7 është montuar dhe “epokës së BMW Alpina B7 po i vjen fundi në fabrikën e automobilave Alpina”.
Prodhuesi gjerman i automjeteve nuk e thotë drejtpërdrejt, por nga njoftimi, është perceptimi se asnjë zëvendësim nuk është duke u zhvilluar aktualisht.
Alpina madje hedh një vështrim retrospektiv në sedanin e nivelit të lartë duke thënë se tani shikon “në makinat magjepsëse që u shfaqën në Buchloe në bazë të Serisë 7 BMW”.

