Rënia e nivelit të ujit në lumin kinez nxjerr në sipërfaqe statuja budiste

Rënia e niveleve të ujit të lumit Yangtze ka zbuluar një ishull të zhytur në qytetin jugperëndimor të Kinës Chongqing dhe tri statuja budiste mbi të, që besohet të jenë 600 vjeçare, ka raportuar media shtetërore Xinhua.

Tri statujat u gjetën në pjesën më të lartë të shkëmbinjve të ishullit të quajtur Foyeliang, fillimisht të identifikuara si të ndërtuara gjatë dinastive Ming dhe Qing. Një nga statujat përshkruan një murg të ulur në një piedestal zambaku.

Nivelet e ujit në Yangtze kanë rënë me shpejtësi për shkak të thatësirës dhe valës së të nxehtit në rajonin jugperëndimor të Kinës.

Reshjet në pellgun Yangtze kanë qenë rreth 45 për qind më të ulëta se normalja që nga korriku dhe temperaturat e larta ka të ngjarë të vazhdojnë për të paktën një javë tjetër, thanë parashikimet zyrtare.

Rreth 66 lumenj në 34 qarqe në Chongqing janë tharë, tha transmetuesi shtetëror CCTV.

Javët e thatësirës në të gjithë Evropën kanë zbuluar gjithashtu thesare të zhytura prej kohësh.