Presidentja Osmani priti në takim nënën e artistes Rita Ora
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim nënën e këngëtares Rita Orës, Vera Sahatçiu-Orën.
Këtë e ka bërë të ditur vet Vera me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
“E nderuar të takohem dhe të diskutoj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, shkroi nëna e artistes në mbishkrimin e fotografisë së saj.

Theksojmë që artistja shqiptare, Rita Ora do jetë në Tiranë më 6 shtator për një koncert të madh në sheshin “Skënderbej”.

