Zjarrfikësit e Kumanovës kanë intervenuar në dy zjarre në 24 orët e fundit

Kumanovë, 20 gusht – Zjarrfikësit e Kumanovës gjatë 24 orëve të fundit  kanë pasur dy intervenime, njoftuan sot nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave nga Kumanova.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë sërish në një vendgrumbullim plehrash të djegur në deponinë e “egër” në lagjen “Pero Çiço” nga ora 20 deri në 20:45. Zjarri është shuar me një mjet zjarrfikës. Në këtë lokacion ka pothuajse çdo ditë zjarr.

Bari i thatë digjej edhe në magjistralen Kumanovë-Shkup në afërsi të pikë pagesës afër fshatit Romanovcë. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka zgjatur nga ora 20:48 deri në orën 22:30.