“Standard dhe Purs” e konfirmon vlerësimin e kredisë së vendit me BB – me një perspektivë të qëndrueshme

Shkup, 20 gusht  – Agjencia e vlerësimit të kredisë “Standard & Poor’s” konfirmoi vlerësimin e kredisë së vendit me BB- me perspektivë stabile. Perspektiva stabile, siç theksohet në raportin e kësaj agjencie është si rrjedhojë e krijimit të politikave në mënyrë proaktive të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbutjen e krizës, që është si rezultat i luftës ruso-ukrainase. Po ashtu, kjo agjenci theksoi impenjimin e Qeverisë në drejtim të përforcimit të sistemit të financave publike, siç është Ligji i ri për Buxhetet, me të cilin parashihen reforma të mëdha të orientuara drejt planifikimit buxhetor dhe kontrollit mbi realizimin e tij.

“Ruajtja e vlerësimit të kredisë në kontinuitet, krahas efekteve të luftës ruso-ukrainase dhe krizës së çmimeve është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse paraqet sinjal pozitiv dhe është tregues i qartë për besimin e investitorëve në politikat e ndjekura në vend”, thonë nga Ministria e Financave.

Në raporti vlerësohet se vendi do të tejkalojë ndikimet e konfliktit në Ukrainë dhe se pritet rritja ekonomike të përforcohet në vitin 2023, pas ngadalësimit të parashikuar të rritjes në vitin 2022.

“Inflacioni do të bjerë siç ulen presionet e çmimeve”, thuhet në raport, ku shtohet se rreziqet dalin nga konflikti ruso-ukrainas dhe se përparimi në procesin e integrimit në BE është bazë për zhvillimin strukturor dhe institucional që do të mbështeste perspektivat ekonomike.

Nga “Standard & Poor’s”, potencojnë se deficiti në vitin 2022 do të arrijë në 5.1 % me konsolidim gradual në katër vitet e ardhshme. Rritja paraqitet si nevojë për të siguruar mjete për masa të reja antikrizë për mbrojtje të standardit të qytetarëve dhe përmirësim të standardit të jetesësë, pensione më të larta, likuiditet në ekonomi dhe subvencione në sektorin e bujqësisë.

Nga Agjencia theksojnë se fluksi neto i investimeve direkte të huaja mbetet në nivel të lartë. Fluksi neto i investimeve direkte të huaja arriti në 100 milionë euro, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti. Po ashtu, Qeveria e RMV-së ka për qëllim ta ruaj atraktivitetin e investimeve direkte të huaja, ndërsa së fundi parlajmëroi hapjen e zonës së parë ekonomike të tekonologjisë së lartë – Shkupi III.

Vlerësimi i kredisë së një vendi tregon nivelin e rrezikut të investimit në të dhe është një nga indikatorët kyç që investitorët potencialë marrin parasysh gjatë vendimmarrjes së tyre.

Vlerësimin e kredisë BB- me perspektivë stabile, shteti në vazhdimësi e ka që nga viti 2013.