Prej nesër bëni gati çadrat, vijon javë me shi, erë, bubullima dhe breshër
Shkup, 19 gusht – Maqedonia e Veriut nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme do të jetë me mot jo stabil. Moti do të jetë i ndryshueshëm ndërsa në disa vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, informon Zhurnal.
Mund të ketë erë të fortë deri në 60 km/h si dhe breshër. Temperaturat do të ulen ndjeshëm.
Në Shkup do të ketë mot të ndryshueshëm, kohë pas kohe me shi, bubullima dhe erë e fortë.
DPHM këshillon të mos qëndroni në sipërfaqe të hapura dhe nën drunjë./Zhurnal.mk

