Në Qendër Zhupë sot do të votojnë 29 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Qendër Zhupë, 19 gusht – Para zgjedhjeve të nesërme për kryetar komune, në Komunën Qendër Zhupë sot, në kushte shtëpie, të drejtën e votës duhet ta ushtrojnë 29 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

“Sipas planit të përcaktuar, nga ora 14:00, këshillat zgjedhorë të caktuar do t’i vizitojnë 29 personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Kemi pasur kërkesa nga 32 persona, por tre prej tyre nuk janë pranuar sepse nuk janë përfshirë në listën e vetme zgjedhore, deklaroi për MIA-n Nexhip Iljaz, kryetar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Krahasuar me zgjedhjet e përsëritura të 17 prillit të këtij viti, numri i atyre që do të votojnë sot është më i vogël për 28, ndërsa me zgjedhjet e rregullta lokale, të 17 tetorit të vitit të kaluar, është më i lartë për 11 persona.

“Të drejtën e votës nesër duhet ta ushtrojnë 7154 persona ose 77 votues më shumë se zgjedhjet e parakohshme të prillit, ndërsa krahasuar me zgjedhjet e rregullta lokale të tetorit të vitit të kaluar janë 163 zgjedhës më pak. Si komision kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme për një proces normal zgjedhor, tha Iljaz.

Në këtë komunë votimi do të bëhet në 16 vendvotime dhe në fletëvotim ka vetëm një kandidat