Për 6 muaj, kumanovarët kanë dorëzuar 74 ankesa te Avokati i Popullit
Shkup, 16 gusht – Banorët e Kumanovës dhe qytetarët e komunave nga rajoni verilindor kanë dorëzuar 74 parashtresa në zyrën rajonale të Avokatit të Popullit në gjashtëmujorin e parë të vitit, njoftoi sot Zyra rajonale.
Siç njoftojnë nga zyra, më së shumti peticione – dhjetë, janë dorëzuar për fushën e urbanistikës dhe ndërtimit, pasuar nga të drejtat e konsumatorëve – nëntë peticione, tetë janë dorëzuar për fushën e gjyqësisë dhe prokurorisë.
Banorët e verilindjes kanë dorëzuar nga tetë ankesa për gjendje civile dhe shtetësi dhe për të drejtat pronësore. Për institucionet ndëshkuese-përmirësuese janë dorëzuar gjashtë ankesa, pesë për veprim policor, katër për përmbarues, për sigurim pensional. Nga tre peticione janë dorëzuar për marrëdhënie pune, financa dhe dogana, dy për arsim dhe të drejtat e fëmijëve, dy për të drejta të tjera.
“Zakonisht organet nga neni 2 i Ligjit për Avokatin e Popullit përgjigjen e japin pas afatit ligjor prej tetë ditësh. Më shpesh marrim përgjigje brenda 13-20 ditësh. Zyrën e Avokatit të Popullit në Kumanovë në gjashtë muajt e parë e kanë vizituar 350 qytetarë”, njofton zyra e Avokatit të Popullit në Kumanovë.
Nga aty shtojnë se në varësi të situatës epidemiologjike, ditë të hapura do të organizohen edhe në komunat më të vogla të rajonit.

