Moti sot me diell, pasdite mundësi për shi

Shkup, 16 gusht – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite do të ketë kushte të jostabilitetit të izoluar me reshje të dendura shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 36 gradë Celsius. UV=7

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 32 gradë Celsius.

Prej nesër vijon periudha e motit me diell dhe të ngrohtë me rritje të temperaturave të ajrit. Veçanërisht nxehtë me temperatura që kudo do të jenë mbi 30 gradë Celsius dhe mbi mesataren për këtë periudhë të vitit do të jetë ditën e enjte dhe të premte.