Në “Bogorodicë” pritet 30 minuta, në “Tabanoc” deri në një orë
Shkup, 15 gusht – Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 30 minuta, përderisa në vendkalimin kufitar “Tabanoc” pritet rreth një orë për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.
Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

