Rrjet nacional kundër dhunës: A i mbron vërtetë shteti gratë viktima të dhunës në familje?!

Shkup, 15 gusht – Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje sot përmes një kumtesë ka reaguar lidhur me mosveprimin e Qendrës ndërkomunale për punë sociale (QNPM) në Qytetin e Shkupit në rast konkret kur pas denoncimit nga ana e viktimës edhe pas katër muajsh, deri më sot nuk janë ndërmarrë kurrfarë masash për mbrojtje.

“Ngjarjet e fundit që ndodhën në Gostivar, Negotinë dhe Strumicë ngritën çështjen se sa shteti i mbron gratë që çdo ditë përballen me dhunën në familje dhe atë gjinore bazuar në dhunë. Edhe krahas asaj se Republika e Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar Konventën e Stambollit dhe ka harmonizuar të gjitha rregulloret ligjore pozitive, më saktë ka miratuar Ligj të ri për parandalim dhe mbrojtje të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, megjithatë janë të pashmangshme aktet e dhunës në familje që përfundojnë me lëndime të rënda trupore dhe përfundimisht me femicide. I gjithë sistemi për parandalimin e dhunës nuk funksionon fare gjë që duket se vë në pikëpyetje seriozisht qëllimin e Konventës së Stambollit dhe Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje”, vlerësojnë nga Rrjeti nacional.

Institucionet kompetente që janë në linjë të parë për mbrojtjen e personave që përballen me dhunë, theksohet, padyshim që nuk janë mjaft të sensibilizuar dhe profesional në zbatimin e rregulloreve ligjore me të cilat mbrohen viktimat, për arsye se nëse veprohet ashtu siç imponon Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje, do të arrihet qëllimi i mbrojtjes së viktimave dhe do të shmangen ose zvogëlohen pasojat nga dhuna e kryer.

“Udhëheqësit e rasteve të dhunës në familje në Qendrat e punës sociale shpesh ndryshojnë, vendosin praktika të ndryshme, vendimet që i marrin nuk janë të kuptueshme, kështu që nuk është mjaftueshëm e qartë përgjegjësia e tyre që kanë për viktimat. Mosveprimi i tyre dhe mos bërja e vlerësimit të duhur të rrezikut, çon në një rrezik serioz për jetën dhe integritetin fizik dhe psikik të viktimës dhe anëtarëve të familjes së tij”, theksojnë nga kjo Organizatë joqeveritare.

Gjithashtu, theksohet se përfaqësuesi ligjor i viktimës i është drejtuar me shkresë QNPM- Shkup, ku detajisht i shpjegohet Qendrës se periudha kohore deri në shtator është e madhe për procedura të tilla emergjente dhe se QNPM- Shkup është në cilësinë e propozuesit të masave të përkohshme dhe është e nevojshme t’i drejtohet gjykatës kompetente me kërkesë formale për të sjellë vendim jashtë seancës. Megjithatë në një përgjigje të tillë, QNPM- Shkup ka dorëzuar njoftim në të cilin thuhet se “kompetencë e qendrës është që të përgatitë propozimin dhe ta dorëzojë atë në gjykatën kompetente dhe nëse gjykata do të sjellë vendim në bazë të propozimit të paraqitur ose do të caktojë seancë është kompetencë ekskluzive e gjykatës dhe QNPM –Shkup, nuk ka kompetencë të tregojë rregulla, rregullore dhe udhëzime në punën e gjykatës.