VMRO-DPMNE: Në Bullgari po përgatiten kushte të reja për Maqedoninë

Shkup, 15 gusht – Nga VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese për media thonë se çdo ditë po dalin kërkesa dhe deklarata të reja nga pala bullgare lidhur me identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë e Maqedonisë. Nga DPMNE thonë se çdo ditë vijnë shuplaka të reja nga politikanët bullgarë, informon Zhurnal.

“Edhe përskaj protokolit të nënshkruar, e cila nga Kovaçevski dhe qeveria u shpall si sukses i madh, ashtu siç paralajmëruam, përsëri në Bullgari po përgatiten dokumente dhe kushtëzime të reja.

Për të gjitha nënçmimet, në marrëveshje me autoritetet bullgare, Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq për realizimin e të gjitha përpjekjeve të pasinqerta para qytetarëve gënjejnë se Unioni Evropian na detyron për të njejtën”, thnë nga DPMNE.

Sipas tyre, këto qëllime nga ana e qeverisë në vendin tonë dhe në Bullgari, janë asimilimi i popullit maqedonas dhe bullgarizimi i tyre, e kjo sipas tyre nuk është evropeizim i shtetit. Fajtor për këtë, sipas tyre janë Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq.

“VMRO-DPMNE fuqishëm qëndron në qëndrimin se nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës të Maqedonisë, madje as përskaj të gjitha presioneve nga ana e kriminelëve nga LSDM.

LSDM dhe Kovaçevski duhet të guxojnë dhe të pranojnë mbajtjen e referendumit për këtë proces me Bullgarinë. Le të mos kenë frikë të dëgjojnë zërin e popullit për politikat e tyre humbëse dhe tradhëtare”, thonë nga VMRO-DPMNE./Zhurnal.mk