Pritja në kufirin në “Tabanoc” përsëri deri në një orë
Shkup, 15 gusht – Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane mëngjesin e sotëm është rritur. Në VK “Bogorodicë” koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në VK “Tabanoc” pritet rreth një orë për hyrje dhe dalje nga vendi.
Siç informon LAMM në vendkalimet tjera nga ana jonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë kryesisht nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve. Kjo posaçërisht vlen për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

