Më së shumti shi në Vinicë, më së paku në Gjevgjeli
Shkup, 14 gusht – Më së shumti reshje të shiut në 24 orët e fundit ka pasur në Vinicë, 23 litra në një metër katror, ndërsa më së paku në Gjevgjeli, dy litra.
Siç kumtoi DPHM, deri në orën 8:00 të mëngjesit janë matur 16 litra në një metër katror shtresë uji në Kriva Pallankë, 14 në Berovë, 13 në Shkup-Petrovec, 9 në Strumicë, 7 në Shkup-“Zjaçev Rid” dhe Demir Kapi, 6 në Shtip dhe Hanet e Mavrovës, 4 në Dibër, Dojran dhe Kodër të Diellit, si dhe 3 në Gjurishte.
Edhe sot në mëngjes moti është i ndryshueshëm, ndërsa në disa vende, posaçërisht në pjesët veriperëndimore dhe lindore, kohë pas kohe do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut, por ka edhe bubullima dhe erë të përforcuar.
Gjatë ditës, sipas DPHM-së, moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i freskët, në disa vende jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë dukuri të motit të lig të shkurtë me reshje intensive të shiut, erë të fuqishme, zbrazje elektrike dhe kushte për dukuri të izoluar të breshrit. vende-vende do të ketë sasi të madhe të shtresës së ujit. Nga fundi i ditës reshjet do të ndalen. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 21 deri 28 gradë. UV indeksi do të jetë 6.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe të kohëpaskohshme të shiut dhe erë të përforcuar me reshje më të rrëmbyeshme të shiut. temperatura maksimale do të arrijë 25 gradë.

