Konferencë “Të rinjtë në Ballkanin e Hapur – Mundësi dhe perspektiva për përparim të sigurtë në rajon”
Shkup, 11 gusht – Konferenca rinore me temë “Të rinjtë në Ballkanin e Hapur – Mundësi dhe perspektiva për përparim të sigurtë në rajon” me rastin e Ditës ndërkombëtare të të rinjve, sot do të mbahet në Shkup, në organizim të Agjencisë për rini dhe sport.
Në konferencë u paralajmërua fjalimi i drejtorit të Agjencisë për rini dhe sport, Naumçe Mojsovski, ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministrit të Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë, Vanja Udoviçiq, ministrit të Rinisë dhe Sportit të Malit të Zi, Vasilije Lalosheviq, si dhe të koordinatores kombëtare – Ballkani i Hapur, Nola Ismajlovska.
Në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave rinore nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Serbisë, si dhe nga organizatat ndërkombëtare, ndërsa theks do të vendoset në sistemin për menaxhim të përbashkët, i cili do ta përforcojë besimin mes të rinjve, institucioneve dhe bartësve të vendimeve.
Nga Agjencia për rini dhe sport informojnë se në konferencën do të përgatisin rekomandime, të cilat do të dorëzohen nga të rinjtë, që të integrohen në procesin e Ballkanit të Hapur.

