Kryeministri Kurti shijoi natën e fundit të festivalit të muzikës “Sunny Hill”

Mbrëmë është mbajtur nata e katërt dhe e fundit e festivalit të muzikës “Sunny Hill”, në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte prezent në natën e fundit të këtij festivali, i cili u mbajt në Parkun e Gërmisë.

Teksa, kryeministri ka shijuar natën përmbyllëse, në rrjete sociale janë publikuar disa pamje.

Faqja “Qeveria e Republikës së Kosovës” ka publikuar një fotografi në ‘Facebook’, ku Kurti shihet duke xhiruar atmosferën me telefonin e tij.

E gjatë ditës së djeshme, kryeministri ka pritur gjithashtu organizatoren e këtij festivali, njëherit këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, në zyrën e tij.

Kryeministri ka thurur lëvdata për këngëtaren, ku edhe kontributin e saj e ka cilësuar të pamatshëm për Kosovën.

Ndryshe, “Sunny Hill Festival”, ka mbledhur yjet botërore si dhe artistë shqiptarë, të cilën performuan për katër ditë rresht.