Ministri Shaqiri merr pjesë në Forumin botëror të arsimit në Londër

Shkup, 25 maj – Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri po merr pjesë në Forumin Botëror të Arsimit, tubimin më i madh global i ministrave të arsimit dhe aftësive, që po mbahet në Londër nga 22 deri më 25 maj.

Në Forum. në të cilin sivjet marrin pjesë 112 ministra nga 107 vende të botës, do të mbajë fjalim edhe ministri i arsimit i Mbretërisë së Bashkuar, Nadhim Zahavi.

“Tema kryesore e sesioneve të shumta formale dhe diskutimeve jozyrtare është ndërtimi i një arsimi më të fortë, më të guximshëm dhe më të mirë bazuar në përvojat e përbashkëta dhe se si sistemet kombëtare arsimore mund të mbështeten në atë që është mësuar nga pandemia, për të shkëmbyer njohuri, sepse qëllimi i vetëm i secilit është që të ndërtojnë elasticitet, sisteme arsimore, theksohet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Në margjinat e Forumit, ministri Shaqiri, siç informojnë nga MASH-i, realizoi takime edhe me studentë nga vendi që studiojnë në Britaninë e Madhe, si dhe me aktorë të ndryshëm evropianë në fushën e arsimit, të ndihmuar nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Londër.

Forumi botëror i arsimit është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamjet drejtpërdrejtë me nxënësit, të cilët krijojnë përgjigje ndaj sfidave aktuale arsimore në mbarë botën, duke punuar për të zhvilluar arsimin që çon në përparim dhe prosperitet ekonomik