Qeveria do të diskutojë për përcaktimin e prioriteteve strategjike
Shkup, 25 maj – Propozim-vendimi për përcaktimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2023, është në rend dite të seancës së sotme të 48-të të rregullt të Qeverisë, ku do të shqyrtohen edhe disa pika nga programi i punës dhe interesi i qytetarëve.
Në seancën e sotme, do të shqyrtohet edhe Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së partneritetit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për menaxhimin e Marrëveshjes me grant për ndihmë teknike, nën programin IPA Maqedonia e Veriut-Kosova.
Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, ministrave do t’u prezantohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektimin e Arsimit, si dhe Propozim-programi për ndryshimin e Programit për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave fillore për vitin 2022, të cilat vijnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Qeveria do të komentojë sot edhe informacionin në lidhje me Propozim-Strategjinë Kombëtare për Barazi dhe Mosdiskriminim 2022-2026, me Strategjinë Kombëtare për Barazi dhe Mosdiskriminim 2022-2026.

