Moti sot me diell dhe i ngrohtë

Shkup, 25 maj – Moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite, kryesisht në pjesët lindore, do të ketë zhvillim të izoluar të vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. UV indeksi do të jetë 8.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë në interval prej 9 deri 15 gradë, ndërsa të ditës do të arrijnë prej 29 deri 34 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 13 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë 33 gradë.

Në ditët në vijim do të vazhdojë moti me diell dhe i ngrohtë mbi mesataren. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile, shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, vende-vende në formë të motit të lig me dukuri të breshrit. Të dielën temperatura ditore do të ulet për disa gradë, informojnë nga DPHM.