Azeski në Beograd në panelin qendror të edicionit “Open Balkan Forum”

Beograd, 24 maj – Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut (OEMV), Brnako Azeski, sot në Beograd do të jetë panelist në panelin qendror të edicionit të parë të “Open Balkan Forum”, që do të mbahet në hotelin Hillton.

Pjesëmarrës të tjerë në panelin kryesor do të jenë ministri serb i ndërtimtarisë, transportit dhe infrastrukturës, Tomisllav Momiroviq, këshilltarja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, Odeta Barbullushi dhe përfaqësues të Odave ekonomike të Serbisë dhe Shqipërisë.

Qëllimi i kësaj konference të parë, siç kumtoi Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut, është të ofrojë mekanizëm nga ana e organizatës së shoqërisë civile, një lloj mbështetje për nismën Ballkani I hapur si mbështetje për integrimet e mëtutjeshme, ndërsa do të kontribuojë edhe për thellimin e harmonizimit të rregullave mes shteteve tona. Pjesëmarrës do të jenë ekonomistë të njohur, menaxherë të shquar, organizata ndërkombëtare, agjenci zhvillimore, kori diplomatik.