Fisnik Syla i quan shpifje: Po motivohem edhe më shumë në realizimin e planeve

Po jetojmë në botën e zhvillimit teknologjik  ,

ne botën e internetit .

Une kam fatin qe jam rritur dhe jetoj ne nje vend demokratik ku  shkollimi , puna me nderë  dhe të arriturat vlerësohen.

Sa shum kisha dashur që edhe në vendlindjen time te jetë kështu.

Të mos ketë njerëz që i pengon suksesi i tjetrit , të shoh secili punët e veta , të mos bien njerzit viktimë e  genjeshtave , shantazheve , krimit dhe fajdeve .

Më besoni se ngado që udhetoj nëpër botë , kur shoh gjëra të mira  dhe me vlerë në te gjitha aspektet , atëherë ndalem dhe per një çast pyes veten se a thua kur do te vijë koha që keto të mira ti shohim edhe te ne.

Gjithsesi shpresoj  ashtu sikur  ju, se nje ditë do të bëhet mire   edhe në  atdheun  tim dhe i lutem Zotit qe ajo ditë mos të jetë e largët !

Njerëz të Zotit , ju që bini pre e shantazheve apo ju që josheni për një grusht para qe  dikush mund te ju ofrojë , apo ju të tjerët që thurrni plane e skenare se mua mund të me shantazhoni apo kërcenoni  me genjeshtra , insinuata e sajime te situatave të  pa verteta , ju them se e keni të kotë sot dhe për gjithmonë sepse te une këto nuk do te ju hynë kurre ne punë dhe se  jeni ne adrese te gabuar …

Nuk ka fuqi njerezore , natyrore dhe as  mbi natyrore perveq Zotit qe do të më ndale nga rruga e vlerave njerëzore dhe humane dhe rruga e sukseseve ne sferen e bisnesit  , sepse çdo gjë ne kete jetë e kam arritur vetëm me punë , me perkushtim , me korrektësi dhe ndershmëri. Prandaj mos humbni as kohë dhe as energji.

Ju vazhdoni e sajoni dhe shpifni e ënderroni qka te doni , ndersa unë motivohem edhe shumë  më tepër ne realizimin e planeve dhe sukseseve te mija , per çka ndihem shumë i lumtur dhe krenarë.

Ne vazhdojmë dhe ecim përpara me suksese të reja , te tjerët dhe të mjerët le të vazhdojnë rrugen e  tyre te errët dhe te pa shpresë .

Ju dua shumë ,

Zoti ju ruajt dhe ju bekovtë kudo qe jeni !