Ganiu: Moment historik, promovojmë rrugën me emrin e ri “Ismail Qemali”
Shkup, 12 maj – Në komunën e Çairit, sot, rruga e cila deri tani quhej “Blagoja Paroviq”, nga tani do të quhet “Ismail Qemali”.
Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, këtë moment e quan historik sepse emri i rilindasit shqiptar, do të qëndrojë prore në komunën e Çairit.
Ai shprehet se shpalosja e pllakës me emrin e Ismail Qemalit, e bënë duke përçuar mesazhin se vendosja e emrit të tij paraqet moment historik.
Ndryshe kjo rrugë është pjesë e 66 emrave të reja në këtë komunë./Zhurnal.mk

