Mira Janji,një këngëtare përveç që shquhet për formën e saja,bukuroshe,ajo poashtu është goxha e suksesshme në muzikë
Mira Jani,këngëtarja simpatike,e bukur dhe seksi e skenës muzikore shqiptare.
Mira përveç se ka një talent të jashtzakonshëm në muzikë,ajo poashtu është edhe shum punëtore,kërkuese energjike dhe e zonja në tregun muzikor.
Sukseset e saja i ka filluar me suksesin e parë duke marrë pjesë në konkursin e parë tek zërat e rinjë,ku ka fituar çmimin e parë,e ku publiku e priti shumë mirëme duartrokitje të jashtzakonshme,kur edhe sot kur e kujton e bënë të emocionohet këngëtaren tej mase.
Si nxënëse dhe studente ajo poashtu ishte e veçantë dhe ekselente brenda dhe jashtë vendit,poashtu petagoge e kantos në Itali,gjë që duhet vlerësuar shumë kjo gjë,sepse nuk është gjë e vogël të fitosh besimin për të shërbyer si petagoge e kantos në Itali.
Ajo nuk i ndali aspak sukseset e saja duke marrë pjesë në festivale të ndryshme si psh në “Çelësin muzikor”,”Zhurma Show” dhe shumë festivale tjera ku doli triumfuese.
Ftesat në drejtim të saj sa i përket koncerteve të ndryshme nuk kanë munguar në asnjë moment,qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë,si psh “Maratona e këngës”,”Këngë moj” në Shqipëri,poashtu koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore si në Amerikë,Australinë e largët,Europë dhe gjithandej ku ka shqiptarë.
Mira është këngëtare universale që i këndon gjitha rrymat muzikore si ato shqiptare poashtu edhe në gjuhë të tjera.
Njihet për këngët e saj hite si osh,”Nëse s’vjen sonte”,”Shqipëri moj tungjatjeta” etj,Ajo poashtu ka realizuar 4 albume dhe shumë e shumë këngë të tjera hite,të realizuara në përpikmëri për publikun shqiptarë.
Edhe pse së fundmi ka relizuar këngë të ndryshme dhe klipe,ajo nuk e ka ndërmend të ndalet sa i përket punës saj në muzikë,poashtu ajo na bënë të ditur që kjo sezonë atë do e gjejë me plotë e përplotë aktivitete muzikore.
Neve s’na ngelet tjetër përpos ti urojmë Mira’s,shëndet e suksese pa fund!

