Deri më 20 maj vazhdohet afati për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekstet shkollore për arsimin fillor
Shkup, 10 maj – Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se afati për dorëzimin e dorëshkrimeve në kuadër të konkursit për botimin e teksteve për lëndët nga klasa e parë, e dytë, e katërt dhe e pestë në arsimin fillor nëntëvjeçar për të cilat janë hartuar programe mësimore të reja është vazhduar deri më 20 maj. Të gjitha kushtet e tjera të konkurseve mbeten të pandryshuara.
Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë të gjithë autorët të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara me nenin 10 të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.
“Në konkurs mund të merr pjesë autori i tekstit shkollor vetëm me një dorëshkrim të tekstit shkollor për një lëndë mësimore dhe ai duhet të përgatitet sipas planit dhe programit mësimor për klasën përkatëse dhe në përputhje me Konceptin për tekstin shkollor për arsimin fillor dhe të mesëm”, thekson MASH lidhur me konkursin që përmban më shumë detaje rreth kritereve të tjera dhe mënyrën e aplikimit./Zhurnal.mk

