Kontabilistët kërkojnë tërheqje të ligjit nga procedura kuvendore

Shkup, 10 maj – Oda e kontabilistëve shkëputet nga Propozim-ligji për kryerje të punëve të kontabilitetit dhe kërkon tërheqjen e tij nga seanca e sotme kuvendore plenare.

Sipas Odës, Propozim-ligji është me flamuj evropian nën pretekstin se është në përputhje me direktiva e BE-së, por në vend të asaj edhe lehtësim të punës së kontabilistëve, parashikon kosto, kontrolle dhe detyrime shtesë.

Oda u bën thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në vend dhe në Zyrën e BE-së të reagojnë dhe ta rishqyrtojnë “keqpërdorimin e tillë”.

Kontabilistët po ashtu theksojnë se “me miratimin e këtij ligji lufta e ligjvënësit është që me çdo kusht të marrë paratë e Institutit, i cili aktualisht ka mbi 30 milionë denarë nga anëtarësia e kontabilistëve, duke futur organe paralele represive”. Këto fonde, nënvizojnë nga Oda, janë për nxitjen dhe përmirësimin e veprimtarisë dhe jo për të paguar për përkthimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, siç thuhet në zgjidhjen ligjore. Një praktikë e tillë, theksojnë ata, nuk është askund në botë.

Oda paralajmëroi edhe se profesioni i kontabilistit është në prag të zhdukjes dhe me sjelljen e një “ligji të tillë të dëmshëm”, plotësisht do ta përkeqësojë gjendjen.