Kuvendi do ta mbajë seancën e 71-të

Shkup, 10 maj – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 71-të në rend dite të së cilës janë disa propozim-ligje, kryesisht nga fusha e financimit dhe mbrojtjes.

Para deputetëve janë edhe disa propozim-vendime, si dhe raportet vjetore për punën e agjencive shtetërore, komisioneve, RTVM-së dhe Këshillit gjyqësor.

Do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive të njeriut dhe të drejtave në vitin 2021.

Propozim-ligjet për stabilitet financiar, për kryerje të punëve të kontabilitetit, për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, për ndryshime të Ligjit për shoqata financiare, për ndryshime të Ligjit për Fondin për sigurim të depozitave, për ndryshime të Ligjit për lizing, për ndryshime të ligjit për kambial dhe për plotësime të Ligjit për mjedis jetësor, janë vetëm një pjesë e e 30-të pikave të përgjithshme të parashikuara në seancë.

Kuvendi duhet të debatojë edhe për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut me procedurë urgjente, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për transport në trafikun rrugor me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për tregti me procedurë të shkurtuar,…

Ndër propozim-vendimet janë edhe ato për dërgimin e një pjesëtari të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në BeH, si dhe për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “EUTM RCA” në Republikën Qendrore Afrikane.