Aksion për pastrimin e Tetovës, Kasami: Bashkërisht të kontribuojmë për ambient ekologjik
Shkup, 7 Maj – Komuna e Tetovës këtë vit i është bashkangjit aksionit për pastrim gjeneral të hapësirave publike të komunave. Në këtë aksion kanë marrë pjesë kryetari i komunës, Bilall Kasami, ndërmarrjet komunale, administrata, shkollat dhe sektori civil.
Kasami në deklaratën e dhënë për media me këtë rast, u shpreh se, ky është një aksioni më se i nevojshëm për Komunën e Tetovës, për të pastruar hapësirat publike dhe për të sensibilizuar qytetarët se, duhet që të kujdesen për ambientin jetësor.
“Duhet që bashkërisht të kontribuojmë për një ambient të pastër dhe ekologjik. Unë besoj se është grumbulluar një sasi e madhe e mbeturinave të ndryshme nëpër gjithë hapësirat publike të Tetovës. Pjesë e këtij aksioni ka qenë Ndërmarrja Komunale, administrata e komunës, kanë qenë shkollat e mesme të cilat kanë qenë të shpërndara në disa pika në bazë të panit i cili është ofruar, ka qenë sigurisht sektori civil, ku në veçanti në këtë pjesë të banjës ku jemi, shoqata ekoogjike Eco Life të cilët edhe në ditët tjera për këtë hapësirë”, tha Kasami.
Ky është viti i dytë radhazi që organizohet aksion për pastrim gjeneral të komunave dhe në të janë të përfshira 26 komuna të Maqedonisë së Veriut.

