Do të shqyrtohet propozimi i Rregullores kuvendore pas dialogut të tretë “Zhan Mone”
Shkup, 7 maj – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski dhe koordinatorët e grupeve parlamentare nga sot deri të hënën do ta shqyrtojnë draftin e fundit të Rregullores pas dialogut të tretë “Zhan Mone” në legjislativ.
Sipas shërbimit të shtypit parlamentar, propozimi i harmonizuar më pas do të shqyrtohet në dialogun e radhës “Zhan Mone” në përbërje të plotë të grupit të punës për pjesëmarrje në dialogun “Zhan Mone dhe eurodeputetëve.
Fundjava e punës do të realizohet në Mavrovë, koncepti i dialogut “Zhan Mone” do të respektohet dhe do të jetë pa praninë e mediave.
“Pas fundjavës së punës, Zyra e Kuvendit do të dërgojë kumtesë për të gjitha mediat me informacione për atë që është arritur” informojnë nga kabineti i Talat Xhaferit.

