ASH, reagon për grevën e grupit të Kumanovës

Kumanovë, 6 Maj – Tanimë tre ditë anëtarët e grupit të Kumanovës janë duke e zhvilluar grevën e urisë në burgjet e Shkupit, për mos realizimin e së drejtës së tyre për shfrytëzimin e fundjavës së lirë në familjet e tyre.

Edhe spe kjo e drejtë ju takon në bazë të ligjit, ku sipas avokatëve të të dënuarve, klientët e tyre kanë vuajtur gjysmën e dënimit me burg dhe ju takon e drejta për vizita familjare dhe për lëshim në shtëpi gjatë fundjavëve. Pikërishtë për këtë problematik me akuza në drejtim të drejtoris së burgut është drejtuar edhe Aleanca për Shqiptarët, ku sipas saj, RMV me këto veprime po tejkalon edhe regjimet hibride.

“Pes nga të burgosurit kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për fundjav të lirë, por kjo e drejtë u mohet nga drejtori I burgut edhe pse kanë marë pëlqimin pozitiv nga Komisioni përkatës. I bëjmë thirje drejtoris së burgut, Ministris së Drejtësisë, Drejtoris për Zbatimin e Sanksioneve që të respektohen ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe më e rëndësishmja Kushtetutën e vendit”, u shpreh zëdhënësi i ASh, Arben Zeqiri.  

Nuhiu, të zbatohen të drejtat e tyre në përpikmëri

Ministri I Drejtësisë Agim Nuhiu ndërkohë potencoi se ai ka kërkuar nga Drejtoria që të drejtat e tyre të zbatohen deri në germën e fundit, sepse parasegjithash ato janë njerëz.

“Ne jemi të informuar për grevën që janë futur tanimë të dënuarit e rastit të Kumanovës, jemi në kordinim të vazhdueshëm me Drejtorin për Zbatim të Sanksioneve. Sonte poashtu kemi edhe një kordinim, dhe kamë kërkuar që të zbatohen të gjitha të drejtat karshi këtij grupi, pavarësishtë epilogut nga proqeset gjyqësore penale, ata në radhë të parë janë njerëz, dhe të drejtat e tyre duhet të respektohen deri në germën e fundit”, theksoi ministri i Drejtësisë Agim Nuhiu.

Ministri Nuhiu poashtu potencoi se pikërishtë për anëtarët e grupit të Kumanovës deri tek Ministria e Drejtësisë kanë arritur kërkesat për ekstradim në Kosovë, por sipas tij është një procedurë e stërngarkuar, ku duhet të komunikohen institucionet e vendit, deri në arritjen e marëveshjes mes të dyja vendet.

Sipas tij një pjesë e grupit të Kumanovës kërkojmë realizimin e të drejtës së vikendeve, disa kërkojnë transferin nga burgu hetues në burgjet tjera, me cka ai si zv/ministër ka kërkuar që trasferi të bëhet sipas një plani duke ruajtur  sigurinë.